KreuStil Jetese

Parashikimi i horoskopit, 14 tetor 2019

Parashikimi i horoskopit, 14 tetor 2019

Dashi

Dashuria: Megjithë disa keqkuptime në marrëdhëniet në çift, do të jeni të durueshëm dhe do të përpiqeni ta bëni këtë një ditë pozitive. Bëni hapësirë ​​për ndjenjat dhe jini të sinqertë.

Demi

Dashuria: Do të rizbuloni romantizmin tuaj të lindur dhe dashuria do të udhëtojë me shpejtësi të plotë. Do të animoheni nga një ndjeshmëri e madhe me shumë pasion.

Binjakët

Dashuria: Shmangni heshtjen nëse doni të rikuperoni një marrëdhënie të rëndësishme. Hapuni partnerit tuaj dhe besoni sekretet tuaja, nëse ai ju do do t’ju kuptojë dhe ju dashurojë edhe më shumë.

Gaforrja

Sot problemet e dashurisë që dukej se ishin zgjidhur do të kthehen. Një person që me sa duket kishit harruar do të kthehet dhe të bëjë që zemra juaj të rrahë sërish! Beqarët po kërkojnë diçka për të gjallëruar jetën e tyre!

Luani

Jini të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë me partnerin tuaj dhe kërkoni sqarime nëse diçka nuk është në rregull me ju. I dashuri juaj do të vlerësojë sinqeritetin tuaj dhe do të besojë. Beqarët mund të gjejnë lehtësisht një shpirt binjak.

Virgjëresha

Sot Venusi do të përmirësojë sferën tuaj sentimentale dhe do të jeni të kthjellët dhe të aftë të bashkëveproni më mirë me njerëzit që kanë nevojë për ndihmën tuaj. Beqarët do jenë plot sharm dhe do mbizotërojnë përreth tyre pa mundim.

Peshorja

Një pengesë në sferën sentimentale do të çojë në diskutime në marrëdhëniet në çift. Mundohuni të kapërceni frikën tuaj dhe të reflektoni për atë që po ndodh. Beqarët do të jenë në gjendje të përqendrohen në disa aspekte themelore për të ardhmen e tyre.

Akrepi

Sapo keni kaluar një kohë të vështirë dhe dyshoni për partnerin tuaj që ju sulmon edhe një herë. Ndiqni instinktet tuaja dhe lërini pasiguritë. Zemrat e vetmuara do të jenë në gjendje të planifikojnë një udhëtim, mbase me njohje të reja!

Shigjetari

Do të keni ide të hutuara dhe disa vështirësi do t’ju shqetësojnë. Pas këtyre momenteve, marrja e një vendimi do të jetë edhe më e vështirë, mbase është më mirë të shtyhet. Ata që janë beqarë do të jenë në gjendje të fillojnë me aventura të reja!

Bricjapi

Do i përkushtoheni pa kushte partnerit tuaj por tregohuni të kujdesshëm për të mos e tepruar. Jini të matur me vëmendjen ndaj të dashurit por pa insistuar. Beqarët do duhet të bëjnë kujdes që të mos përfshihen shumë në biznesin e njerëzve të tjerë.

Ujori

Do të jetë një ditë rutinë, pa shumë risi dhe me disa re në horizont. Pak vrull në jetën e dashurisë dhe disa shqetësime do ju bëjnë nervoz. Për beqarët do jetë një ditë  mirë për të kaluar së bashku me miqtë e afërt.

Peshqit

Jeta e çifteve vazhdon pa risi, por kushtojini vëmendje partnerit i cili mbase pret diçka më shumë. Jini objektiv dhe reflektoni në sjelljen tuaj. Beqarët do mund të kalojnë më shumë kohë për veten e tyre.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF