KreuStil Jetese

Po kërkoni shpirtin tuaj binjakë? 6 hapat thelbësorë që duhet të keni parasysh

Po kërkoni shpirtin tuaj binjakë? 6 hapat thelbësorë që

Njeriu i jetës tënde ende nuk ka ardhur? Mos e humbisni shpresës dhe zbuloni sesi ju mund ta gjeni shpirtin tuaj binjakë me këto hapa të rëndësishme.

Nëse do të ekzistonte një formulë magjike për të gjetur gjysmën tonë, ne nuk do hezitonim ta përdornim atë dhe me siguri do të kishim shmangur zgjedhjet e gabuara që kemi bërë më parë. Ajo që dihet me siguri është se gjetja e shpirtit binjakë nuk është aspak e lehtë megjithatë ka disa gjëra që duhet të keni parasysh.

1- Nise nga vetja

Duhet të kesh një gjë të qartë: asnjëherë nuk ke për ta gjetur shpirtin binjak nëse më parë nuk ke mësuar të duash veten tënde. Shpesh mbartim me vete një bagazh personal të përvojave të mëparshme, jo të gjitha pozitive. Duke reflektuar mbi historitë tona të së kaluarës, ju jeni në gjendje të imagjinoni një të ardhme më të qartë mbi atë çfarë doni ose jo e kështu do të jeni në gjendje të zgjidhni drejtë edhe shokun e jetës.

2- Ndalo së kërkuari

Mund të tingëlloi paradoksale por kështu është: për të gjetur shpirtin binjak, duhet të ndalosh së kërkuari atë. Nëse je e fiksuar mbas idesë së gjetjes së mashkullit të jetës tënde do të përfundosh me njeriun e gabuar. Një kërkim kaq i dëshpëruar me siguri nuk ju bën as interesante dhe rrezikoni madje ta largoni ‘të duhurin’ edhe nëse ai vjen. Të mos kesh nevojë për një shpirt binjakë është tregue i pjekurisë emocionale dhe ju duhet të rriteni emocionalisht në atë pikë që të mos keni nevojë për dikë që t’ju plotësojë: dashuria nuk është domosdoshmëri, por dëshirë.

3- Përdor ‘ligjin e tërheqjes

Me siguri ke dëgjuar të flitet për ‘ligjin e tërheqjes” dhe është e rëndësishme ta besosh sepse funksionon. Ligji i tërheqjes tregon se jemi ne që i tërheqim gjithë gjërat që na ndodhin në jetë, qofshin positive apo negative. Është mënyra se si në është gjendja jonë mendore dhe emocionale që influencon realitetin ndaj do të ishte më mirë që këtë në ligj ta përdorni në avantazhin tuaj duke i dërguar Universit një kërkesë të saktë dhe të prisni që ajo të ndodhë.

4- Besojini intuitës tuaj

Intuita vështirë të gabojë, mbi të gjitha nëse keni punuar mjaftueshëm me veten tuaj dhe i keni të qarta dëshirat tuaja. Ndërgjegjia na dërgon sinjale të fuqishme që nuk duhet të injorohen, ndaj nëse e gjeni veten përpara një personi të veçantë dhe një zë breda jush ju thotë se ‘ky është i duhuri’ atëherë besojeni asaj dhe lërini gjërat të rrjedhin vet.

5- Besoni në të vërtetë

Nëse nuk besoni fort në diçka, nuk do ta gjeni kurrë. Të besosh të shpirti binjak mund të duket pak fëminore dhe endërrimtare por gjithçka varet nga perceptimi që ke për shpirtin binjakë. Sigurisht që ai nuk është një person i njejtë me ne, as gjysma tjetër e jona. Thjesht është dikush që të bën mëë të mirë, të kupton dhe që përshtatet me diversitetin tonë.

Nuk është fëminore, por përkundrazi tregon pjekuri dëshira për të gjetur dikë pranë me të cilin të ndërmarrësh një rrugë të jetës, për të ndërtuar një projekt të përbashkët, por gjithmonë duke ruajtur unikalitetin dhe individualitetin e secilit. Nëse besoni në mundësinë e një takimi të tillë, atëherë mund të ndodh vërtetë.

6- Qëndro e hapur ndaj çdo mundësie

Shpirti yt binjakë mund të jetë kudo, e t’i mund ta takosh në mënyra e vend që ndoshta as që e ke menduar. Mos i thuaj jo një takimi vetëm se në pamje të parë të duket se s’ke asgjë të përbashkët me personin në fjalë, asnjëherë nuk i dihet se çfarë vjen takim pas takimi.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF