“Zhduket” Dua Lipa; çfarë po ndodh me këngëtaren!

Dua Lipa është ‘zhdukur’ nga rrjetet sociale! Mëngjesin e së hënës artistja me origjinë shqiptare ka fshirë të gjitha fotot që ka pasur në llogarinë e saj në Instagram.

Jo vetëm kaq, por Dua ka hequr edhe foton e profilit duke shqetësuar 34.9 milionë ndjekësit e saj se çfarë po ndodh me yllin e muzikës.

Nuk dihet arsyeja që qëndron pas kësaj ‘zhdukjeje’ pa paralajmërim të 24-vjeçares, ndërkohë që dihet se momentalisht Dua po shijon romancën me Anëar Hadid dhe po punon për një album të ri.

Previous ArticleNext Article