KreuCelebrity

“E ka talentin të lindur”:  Enada Hoxha zbulon të preferuarin e saj në “Dance With Me”

 

Këtë edicion ajo është pjesë e jurisë së spektaklit “Dance With Me”, e duket se ndonëse kanë kaluar vetëm 3 javë nga nisja e spektaklit Enada Hoxha e ka një konkurent të preferuar.

E ftuar këtë mëngjes në programin “Rreze Dielli”, prima-balerina e TOB ka rrëfyer eksperiencën e re në Tv Klan si ‘gjykuese’ e kërcimeve të personazheve të njohur që janë në garë.

Përsa i përket konkurentit të saj të preferuar në “Dance with me” ajo thotë se Flori Agalliu është konkurrenti tek i cili ka hasur talentin për kërcimin.

“Ajo që bie në sy është që konkurentët e kanë kuptuar tashmë se çdo të thotë të jesh në garë. Pas dy-tre puntatave e shoh garën serizozisht, pasi gara shijohet edhe më shumë kur ka ambicie. Ka shumë çifte që kanë ambicie, por ka edhe nga ata që i karakterizon talenti. Por kush e ka talentin? E ka Flori! Dhe Flori e ka talentin e lindur”, tregoi  Enada këtë mëngjes gjatë programit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF