KreuCelebrity

E motra nxjerr këngën e tij të fundit, babai i Ergi Dinit nuk i mban dot lotët në studio!!

Si për ironi të fatit, edhe titullin, këngës së tij të fundit e që mbeti e papërfunduar, Ergi Dini ia kishte vënë “ Ku je“.

E motra e tij Barbana, ashtu sic ia kishte vënë qëllim vetes, e përfundoi krijimin që I vëllai nuk e coi dot deri në fund; një aksident tragjik e preu jetën e tij në mes. Së bashku me të atin, Dashamir Dinin, shkrimtar dhe gazetar, Barbana, prezantoi klipin dhe emocionet e forta I pushtuan që të dy. At e bijë nuk I mbajtën dot lotët.

Ergi, I cili humbi jetën tre vjet më parë, sot do të festonte ditëlindjen, dhe e motra e caktoi jo më kot këtë ditë për publikimin e klipit, por e zgjodhi për ta kthyer në një homazh për të.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF