Pas përfundimit të lidhjes 9 vjeçare, Mateus Frroku nis romancë me punonjësen e Tv Klan?!

 

Disa muaj më parë këngëtari Mateus Frroku i dha fund marrëdhënies 9 vjeçare me ish-partneres së tij, ndarje të cilën artisti e ka vuajtur jo pak.

Gjithsesi duket se ndarja tashmë i ka mbetur së shkuarës, e Frroku mesa duket ka nisur të krijojë një romancë me një vajzë tjetër. Aktualisht Mateus është konkurent në garën e kërcimit “Dance With Me”, ku edhe ne mundëm të mësonim rreth lidhjes së tij të re.

 

Ishte Gentian Zenelaj ai që zbuloi ‘sekretin’ e këngëtarit, i cili duket se është ‘mpleksur’ me një punonjëse të Tv Klan.

“Flitet që ti në Klan me dikë je pleksur. Është e vërtetë? Thashethemet e Klanit, të restorantit…, e pyeti Genti Mateusin pasi përfundoi kërcimin në puntatën e së hënës të “Dance With Me”.

Ndërsa përgjigja e këngëtarit rreth këtij thashthemi ishte e shkurtër, por duke lënë vend për dyshime nëse është i vërtetë apo jo:

“Epo mirë atëherë, me këmbë të mbarë!”

Previous ArticleNext Article