KreuCelebrity

Xhaketë lëkure dhe xhinse; Cindy Crawford dhe e bija Kaia na tregojnë si t’i veshim!

Kombinimi i një xhakete lëkure, pantallona xhins dhe atlete të bardha, mund të duket jo fort interesant, ama nëse supermodelja Cindy Crawford dhe e bija po ashtu modele Kaia Gerber e veshin një kombinim të tillë, duke dhënë mësimet e tyre se si duhen përshtatur, atëherë biseda bëhet interesante.

Nënë e bijë janë fotografuar rrugëve të New York me dy pamje në dukje të ngjashme, por të  ndryshme në zgjedhjen e rroave bazuar në fizikun dhe stilin e dy supermodeleve.

Xhaketa e lëkurës: Nëse Cindy zgjodhi model motorristi, të shkurtër në bel dhe me zinxhirë të trashë; Kaia preferoi një model më të zgjatur të xhaketës së lëkurës, e teksa mban duart në xhepa duket krejtësisht në ‘comfort zone’.

Xhinset: 53 vjeçarja ka preferuar një palë xhinse deri diku të ngushta, që ja nxjerrin edhe më në pah këmbët e gjata, ndërsa e bija 25 vjeç ka zgjedhur një palë xhinse më djaloshare me ngjyrë më të theksuar.

Atletet e bardha: Crawford e ka kombinuar veshjen me një pale atlete Adidas dizajni i hollë e klasik të Stan Smith, ndërsa e bija Gerber e ka përfunduar veshjen e saj me një palë atlete nga legjenda Nike Air Force 1.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF