KreuStil Jetese

Aurela Gaçe mbush 45 vjeç zgjedh foton më të pazakontë për të uruar veten

Aurela Gaçe feston sot ditën e saj të lindjes. Artistja e njohur mbush sot 45 vjeç dhe ka zgjehdur t’i kujtojë këto 45 vite e ta urojë vetën në këtë ditë të veçantë me një foto të pazakontë por ku ajo shtë vetvetja, ashtu siç Gaçe dëshiron të jetë dhe është gjithmonë përballë publikut.

Në palestër e me doreza boksi në duar, diva e muzikës shqiptare përshkruan 45 vitet e jetës dhe shkruan edhe të vetmin urim që i bën vetes sot.

“Sot, 45 vjeç. Mund te kisha zgjedhur çdo lloj fotoje per kete dite, por kjo ,me “doreza” ne duar ,eshte simboli i te jetuarit per mua.

Keshtu, e djersitur, pa masken e perfituar nga grimi, duke luftuar per me te miren, per te realizuar veten , per te ndertuar gjithçka jam, me rrëzime e ngritje , …..keshtu i kalova keto 45 vjet….e tani ,pa i hequr “dorezat” nga duart , uroj te jem sa me gjate prane familjes time te shtrenjte.

Ky eshte I vetmi urim qe i bej vetes eshte, te jem ketu, te shoh femijet te rriten, të jem me vajzat ne hapat e veshtire e te bukur te jetes.

Te jem prane femijeve te mi, ashtu sic prinderit e mi ishin e jane me mua .

Kaq dua vertete, vetëm jetë. Po te kemi jete e shendet, pastaj te tjerat dihen…..”dorezat ” ne duar, e forca perpara”.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF