“ Në fillim, nuk më pëlqente“; modelja shqiptare tregon njohjen me partnerin!

Ka qenë e ftuar tek “Rudina“ në Tv Klan, ku ka rrëfyer copëza nga jeta e saj, duke përfshirë dhe historinë e dashurisë me partnerin. Diellza Kolgeci rrëfeu sesi janë dashur vite që të lidhet me me Fisnik Rugovën, basketbollist profesionist që luan për Prishtinën dhe Kombëtaren e Kosovës. Dhe kjo pavarësisht faktit, që kishin shoqëri të përbashkët.

“Kur kemi filluar tamam ka qenë para 2–3 viteve. Fisi më ka shkruar edhe më herët, jo se e kam injoruar por në fillim nuk e kam pëlqyer ashtu, e kam ndjekur si futbollist, se mua më pëlqen sporti, më pëlqente si sportist. Kur kemi qenë më shumë bashkë, me shoqëri më ka pëlqyer karakteri i tij, që është shumë i qetë, edhe me qenë nervoz është shumë i buzëqeshur. Pak a shumë e kemi të ngjashme këtë, por unë në shtëpi e tregoj, jam temperament. Shoqëria dhe vendet e njëjta janë ato që na ka lidhur“.

Diellza dhe Fisniku janë bërë së fundi prindër të një vajze, megjithatë sic thotë modelja, jo vetem nuk kane bërë dasëm, por as nuk e kanë në plan.

 

Previous ArticleNext Article