Nënë në moshën 41-vjeçare, Diellza Kolgeci rrëfen momentin e lindjes: “Mjeku u habit”

Diellza Kolgeci ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina” pasditen e së mërkurës për të folur rreth ndjenjës së mëmësisë, që e provoi për herë të parë më 28 Prill.

41-vjeçarja dhe partneri i saj basketbollisti Fisnik Rugova mirëpritën në jetë vajzën e tyre Helena dhe siç tregoi vetë Diellza, lindja ka ndodhur në mënyrë natyrale.

“Kam lindur në mënyrë natyrale dhe kam qëndruar disa orë në spital. Në korridor kisha mamin, Fisnikun dhe disa njerëz, por nuk doja ta mërzisja mamin. Në një moment u hap pak dera dhe pashë mamin. “Të lutem mbylle derën”- i thashë infermieres. Nuk kam nxjerrë asnjë zë. Mjeku u habit. Ç’je ti kështu më tha. Edhe në këtë moment dhimbjesh mendon për mamin.”- ka rrëfyer ajo.

 

Previous ArticleNext Article