KreuArt

Orgazëm; nga Fatjona Lubonja

 

Të kuptosh seksualitetit është nganjeherë e komplikuar por të flasësh për të është erudite dhe e nevojshme. Spontaniteti ndonjehere te ç’liron nga t’kurja e mendimit tabu.

 

Çfarë mendoni për këtë femër në orgazëm, vrasëse, apo e fatale e epshit joshës? A është ajo me të vërtetë në gjëndjen e një orgazme? – tha vajza që qëndronte pranë asaj, duke vështruar me të njëjtën kuriozitet pikturë.

Thjesht rastësisht, dy vajza, të panjohura me njëra tjetrën deri në atë moment, papritmas lejuan veten në një moment bashkëbisedimi përball pikturës së një femre me qëndrim madhështor që vështronte pafrikë, e paturpshme, krenaredhe plot me epsh mbi vështrimin e ç’do vizitori.

“Më pëlqen kjo pikturë”, tha ajo, “jo aq shumë për stilin, por diçka tjetër, shumë femërore”. Të dyja vajzat vëzhguese ishim duke soditur përpara piktures se “Judith” (Klimt, 1901). E pushtetshme, vërtetë femër fatale, në ekstazinë e një orgazme ndërsa priste kokën Holofernes. Makabër dhe e kënaqëshme. Ajo shkaktone frikë dhe epsh, e mbuluar në ar, ekzagjeruar me një hijeshi të brishtë femërore. Nuk kishte asnjë pikë gjaku në duart e saj, ndërsa gjinjtë dhe buzët e saj ishin ende të kuqe.

Miti i orgazmës ishte pothuajse i frikëshëm aq sa bëhej i panjohur. Akti implikohej në thellësi, frikë, kënaqësi, ankthi seksuale, dhe shqetësime patologjike. Të gjitha të përjetësuara në një imazh. Orgazma mbetej e panjohur dhe e korruptuar njëkohësisht. Frika shkaktonte dhimbje dhe erotizëm joshës. Dhimbja ishte ndjenjë. Ajo ishte si midis dy botëve në harmoni dhe extrem. E panjohura diskriminonte realitetin. Ndjenjat ishin lënë për të gjallët, egoiste, narciziste, dhe pa fund joshëse.

A e kemi kuptuar ndonjëhere orgazmën?

Eshtë aq e huaj dhe e panjohur si shumë kohëra më parë, – vajza pranë tha.

Edhe pse zbukuruar me aktin e kënaqësisë dhe ngjyrat e erotizmit, për trupin nuk është gjë tjetër por një mekanizëm mbijetese – vazhdoj ajo me qetësi.

Ndoshta orgazma ishte një evolucion i funksionit, një dhuratë nga origjina stërgjyshore e femrës vetë-riprodhuese. Një refleks instinktiv nën presionin e neuroendocrines. Një shkas për ovulacionit spontan të një vetë-riprodhimit. Ose një hermafroditë e hymnizuar në fantazinë humane.

Orgazma pothuajse mori kuptim mitologjik për një moment. Ashtu si edhe njerëzit e klasik e kishin dëshiruar artistikisht me një figurë apo gojdhanë të thjeshtë. Fantazi e riprodhimit, shfaqur në një formë të thjeshtë të gjallësisë. Kutija e Pandorës së humanizmiti. Femra që perceptohet si një e panjohur që me rite vetë-sakrifikon, – shtoi vajza tjetër.

Por orgazma nuk eshte femër! – tha tjetra me thjeshtësi. Të gjitha u bllokuan nga një moment qetësie. Mendja udhëtoi diku.

Orgazma eshte selfish, narciziste, e verber, por edhe magjepse. Nuk ishte femer as mashkull, asnjëra apo të dyja. Ishte organike, që merte format e gjithshkaje qelizore, proteine, lëngore, nerv, zemërim, epsh, obsesion, reprodhues dhe shkatërues.

Në atë moment vajzat morën mendimin për një udhëtim të gjatë. Ndërsa ato morën imagjinatën e tyre për një shëtitje dhe u zhvendosën larg, kurse të tjerë vëzhgues zunë vendin e tyre përpara asaj pikture me figurën e femrës fatale. Ato u larguan si të panjohura por mendimi, figura, epshi, frika, erotica, dhe orgazma ngeli aty. Si një kryeneçe sikur dëshironte të thoshte “Po, jam e gjallë dhe njerëzore”.

©Fatjona R. Lubonja

Dr. Lubonja është autore dhe studiuese në fushën e Edukimit dhe Neurologjisë Shkencore. Ajo është Fellow në institutin prestigjoz të studimeve të trurit “Zuckerman Brain & Mind Institute, Columbia University, New York”

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF