KreuArt

“Ra në gjumë e s’u zgjua më”; Mes lotësh e zërin që i dridhej, Tefta Radi rrëfen ditën e fundit me Frankon!

Programi “Soiree” ja kishte kushtuar punatën e së mërkurës kantautorit të ndjerë  Françesk Radi.

Bashkëshortja Tefta Radi, miq e kolegë ishin të ftuar në studio për të rrëfyer kujtimet e jetës personale, e po ashtu krijimtarisë të artistit që u nga jeta papritur dy vite më parë.

E përlotur e me zërin që hera herës i dridhej, Tefta u ndal gjatë në kujtimet e jetës bashkëshortore me Fankon, duke u shprehur se ai i mungon çdo ditë, dhe ikja e tij i ka lënë Radit një boshllëk të madh.

“Si ishte dita e fundit me Frankon?”; e pyeti moderatorja Shehu ikonën e lajmeve të TVSH , ndërsa si të qe dje, Tefta rrëfeu me detaje momentet e fundit të jetës së Frankos, i cili atë natë ra në gjumë e nuk u zgjua më….

“Dita e fundit me Frankon ishte si një nga ditët tona të zakonshme, mjaft e lumtur. Ishte e dielë, më kishte ardhur vëllai nga Australia, ishim në Petrelë në një zonë të bukur, drekuam me miqtë tanë, me Mark Lulin dhe bashkëshorten  e tij.  Ishte një ditë plot humor, plot batuta, sepse një nga të veçantat e Frankos ishte humori i tij, buzëqeshja e tij e ëmbël dhe humori me batuta që të bënte të flakje tej çdo lloj nervozizmi. Ishte një ditë e zakonshme, sepse të gjitha ditët tona ishin të bukura. U kthyem në shtëpi rreth orës 6. Pas gjysëm ore pushimi u fut në studion e tij. U ul për të punuar. Ishte duke përgatitur 5-6 këngë para se të largoheshim për në Australi në një recital që do t’i realizonte tek Alban Dudushi me tenorin Kastriot Tusha. Ishin këngë të zgjedhura, këngë të bukura, napoletane, për t’i patur si kujtim dy miq. Kishim dy ditë që kishim filluar provat. Ndodhi ajo çudia që ndodhi. Punoi dy orë e gjysëm. Nga ora 9 u ulëm për të parë një koncert në Rai në Arena di Verona, bëhej me gratë artiste italiane me Loredana Bertè etj. dhe të gjithë fondet do të kalonin për gratë e dhunuara. Ishte koncert brilant. U kënaqëm dhe rreth orës 12-12:30 sa mbaroi koncerti dhe nga ora 1 ramë për të fjetur dhe Franko ra në një gjumë dhe nuk u ngrit më…Më mungon Franko më mungon shumë…”; tregoi bashkëshortja e kantautorit me zërin që i dridhej….

Françesk Radi u nda nga jeta më 3 prill 2017, në moshën 67 vjeçare.

 

 

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF