KreuCelebrity

Bebe Rexha shpërthen në lotë kur kujton adoleshencën : “ Më tallnin cdo ditë“!

Duke nisur nga Charlize Theron, e deri tek Victoria Beckham, një sërë emrash të famshëm sot tregojnë se jeta nuk ka qenë gjithmonë “ fushë me lule për to“. Edhe pse sot shijojnë majat e suksesit, as këta VIP-a nuk I kanë shpëtuar një fenomeni të përhapur e mjaft të rrezikshëm, sidomos për fëmijet e adoleshentët: bullizmit. Bebe Rexha është e fundit e atyre që nuk kanë tashmë droje ta pohojnë se janë përballur me probleme të tilla.

“Një ditë në shkollën e mesme, isha ulur në lokal me të gjithë shoqet e klasës. Vajza që më ngacmonte gjithnjë, filloi të shkonte nëpër tavolina dhe t’i thoshte secilës nga vajzave se ishin të bukura derisa ajo erdhi tek unë dhe më bërtiti e shëmtuar në fytyrë  dhe të gjithë qeshën. Më ngacmonin çdo ditë dhe kthehesha duke qarë në shtëpi. Kisha frikë të shkoja në shkollë dhe asnjë nga mësuesit nuk bëri asgjë kur kërkova ndihmë. Unë besoj se pa marrë parasysh se cila është e kaluara juaj, ne të gjithë meritojmë të ndjehemi të sigurt,”, shkruan këngëtarja. Sot Bebe është një nga vajzat më të famshme të botës, dhe një frymëzim për të tjerat, ndërsa vajzat që e tallnin, nuk I njeh askush. Se sa vlente ajo vërtet, nuk e tregonin dot ato tallje dhe ligësia që e rrethoi, por vetëm talenti dhe puna e saj.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF