Ola Bruko, jo më moderatore e “Shqiptarët për shqiptarët”; ja kush e zëvendëson!

Programi humanitar “Shqiptarët për shqiptarët”, ka nisur udhën e sezonit të ri këtë të premte; me ambicje e dëshirën e mirë për t’i ardhur në ndihmë shqipfolësve kudo që ndodhen.

Teksa ky program ka bërë për vete shumë shikues, puntata e parë nisi me një mungesë. Moderatorja Ola Bruko nuk u shfaq këtë të premte, por vetëm ideatorët e programit Elvis Naçi dhe Sidrit Bejleri, të cilët do të bëjnë edhe rolin e Brukos gjatë këtij sezoni.

Vendimi për të mos qenë më pjesë e këtij programi nuk ka qenë aspak personal nga ana e folëses së lajmeve në News 24, gjë tē cilën ajo e ka sqaruar nëpërmjet një statusi në rrjete sociale.

 

“Mirëmbrëma te gjithëve!
Ndjej detyrimin të shkruaj dy fjalë për të gjithë ata njerëz që kanë nisur të më shkruajnë që prej orës 21.00 kur në ekranin e News24 nisi sezonin e ri emisioni aq shumë i dashur për mua dhe për ta “Shqiptarët për shqiptarët”. Për ata por edhe për të tjerët që pyesin veten “çfarë po ndodh?”.. Une nuk do të jem më moderatorja e programit tuaj të dashur, por vetem pjesë e ekipit të tij.
Ky nuk ishte një vendim i imi!
Do dëshiroja që askush të mos ndikohej nga ky detaj për të dhënë kontributin për ata njerëz që kanë vërtet halle e nuk duan të dinë fare se kush moderon e kush jo!
Une vazhdoj të besoj te mirësia! Uroj edhe ju!”-shkruan ajo në njoftimin në rrjetet sociale.

Previous ArticleNext Article