KreuCelebrity

Thanë Po; Alkorja e njohur martohet nëpërmjet një ceremonie tejet intime!

Në ishullin Rhode në një kështjellë qindra vjeçare, në praninë e 150 të ftuarve, aktorja e njohur Jennifer Lawrence lidhi kurorë me partnerin e saj Cooke Maroney këtë të shtunë.

Dyshja preferoi njē ceremoni tejet private, duke lejuar mediat e po ashtu të ftuarit, pjesa më e madhe e tyre VIP-a të A list botëror, ishin porositur të mos ndanin momente nga ceremonia në rrjete sociale.

Sipas “People” 29 vjeçarja, fituese e Oscar kishte zgjedhur shtëpinë e modës Dior, për të dizajnuar fustanin e saj të nusërisë.

Ndër të ftuarit VIP në dasmë ishin: Camerun Diaz, Adele, Emma Stone etj.

Martesa e Lawrence dhe Maroney erdhi 8 muaj pasi çifti shpalli fejesën, ndërsa lidhja e tyre është bërë publike vetëm një vit më parë.

Bashkëshorti i Jennifer, ndryshe nga çdo partner që ajo ka patur më parë nuk është aspak një fytyrë publike, por një njeri i thjeshtë nga New York që mban pozicionin e Drejtorit të Galerisë së Arteve Gladstone.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF