KreuCelebrity

Arbana Osmani tregon pse mbeti në klasë”: “ Babai im ishte i papunë, familjen e mbaja unë“!

Pedagogja Iris Luara e lëshoi “ bombën“ tek “Shiko kush luan“, ku tregoi se ka pasur disa student, që sot janë emra të njohur në gazetari, të cilët në fakt, kanë mbetur në klasë.

Vëmendja u përqëndrua në dy emra: Arbana Osmani dhe Jonida Shehu, dy figura mjaft të njohura të Top Channel. Për Arbanë, pedagodia tha se ajo nuk e frekuentoi lëndën “Gazetaria e Radios” , e për këtë arsye, dhe e përsëriti lëndën. Moderatorja reagoi duke treguar arsyen e mos frekuentimit nga ana e saj.

“Në vitin e dytë të fakultetit për mua që punoja në “Top Albania Radio”, ishte i pamundur frekuentimi i të gjitha lëndëve.  Kisha luftuar shumë për atë vend pune dhe në atë kohë kur im at ishte i papunë dhe ne jetonim në një shtëpi të vogël me qera, puna ime ishte shumë e rëndësishme. Përveç kësaj, isha duke ndjekur edhe pasionin tim, të cilin një pjesë e mirë e pedagogëve e kanë mbështetur, me përjashtime shumë të rralla, siç ishte rasti i Zysh Irisit. Unë e dija që do të më mbeste në klasë ende pa filluar mësimi, pasi kisha dëgjuar sa strikte ishte, por atë vit zgjedhja për mua ishte puna. Do të doja shumë të isha në çdo leksion të saj sepse “Gazetaria e Radios” ishte lënda ime e preferuar ( dhe në fakt vlerësimi pastaj për mua ka qenë 10) por nuk mundesha sepse emisioni im në radio ishte të mërkurën në orën 12  pikërisht kur fillonte leksionet Zysh Irisi”, shkruan Arbana.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF