Sa herë del në ekran Arbana, e ëma ka këtë kritikë!

Ajo mund të jetë një ndër moderatoret më të dashura për publikun, e komplimentet për Arbanën janë të shumta në rrjete sociale.

Në daljet e saj në ekran, moderatorja Osmani duket se pëlqen më së shumti të veshë funde e fustane të shkutra, të cilat për hir të së vërtetës i shkojnë shumë për shtat fizikut të saj ‘petite’.

Por, duket se dikush nuk është aspak dakord me veshjet e shkurtra të Arbanës, dhe ajo është mami Tuta siç moderatorja e thërret me përkëdheli të ëmën Teuta.

Dikush në Instagram e pyeti moderatoren e “Dua të të bëj të lumtur” se çfarë mendon mami i saj kur e sheh të televizor dhe përgjigja ishte tejet surprizuese.

“Sa i shkurtër fustani”; është përgjigjur Arbana e cila sapo zbuloi se mami nuk qenka hiç dakord me zgjedhjet e veshjeve të shkurtra në ekran.

Previous ArticleNext Article