KreuCelebrity

Aktori francez i preferuari i shqiptarëve është këtu tek ne për xhirime; fotot na I zbuloi regjisori shqiptar!!!

Gjirokastra pati një mysafir shumë të vecantë: “qytetin e gurtë“ e ka vizituar një prej aktorëve më të famshëm franceze, Gerard Depardieu. Ndalesën e Depardie-së në Gjirokastër, kur pritet të marrë zyrtarisht “Celësin e qytetit”, e njoftoi përmes rrjeteve sociale regjizori I mirënjohur shqiptar, Mevlan Shanaj.

Sot ne Kerculle, Gjirokaster, ishte ky gjigandi boteror GERARD DEPARDIEU , nje bisede sh e shkurter e kendeshme, une sig i shpreha kenaqesi qe ndodhet ne Shqiperi, i cili me kortezi me tha: se eshte sh bukur, pasi i fola per madheshtine e tij si aktor, duke i thene se je pak me i vogel se une , kuptohet ne moshe dhe madheshtor ne art, me beri kompliment per moshen… atehere i thash , edhe ti je , sic themi ne per te zene hunden me dore…. qeshem dhe kaq. ( Kishte ardhur per xhirim filmi me Arben Kastrati nga Prishtina, ne ate kohe kur e takova ishte vetem me Shqipe Kamberi nga Prishtina)“, ka shkruar ai.

Edhe pse detajet janë mbajtur larg vëmendjes mediatike, mësohet se Depardieu do të interpretojë në filmin e regjisorit nga Prishtina, Arben Kastrati “Milosheviçi dhe unë”. Filmi që është një bashkëprodhim kosovar-francez ka përfshirë edhe aktorë të tjerë të njohur si Nathalie Boyer, Alessandra Martines etj. Ai sjell ngjarje të vitit 2003 që përkojnë me periudhën e pasluftës në Kosovë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF