Ministrja rrëfen lidhjen me bashkëshortin: “ Vështirë të jetoj larg tij“!

Përpara gjashtë muajsh, ministrja e arsimit Besa Shahini lidhi kurorë me Dardan Molliqaj, por vetëm tani ka gjedhur të rrëfehet për jetën e saj private. E ftuar tek në “ Në shtëpinë tonë“, ajo tregoi vështirësitë e lidhjes në distancë. Dardani është në Prishtinë, ndërsa ajo në Tiranë, e ndërkohë, asnjëherë  nuk ia kanë imponuar njëri-tjetrit që ai të vijë këtej apo ajo të shkojë të jetojë në Prishtinë.

“Është e vështirë të jetoj larg tij, por ne respektojmë punën e njëri-tjetrit dhe e dimë që është e përkohshme, kështu që duhet edhe pak ta kalojmë këtë pjesë të jetës ndarjes, por fundjavat në mënyrë rigoroze i kalojmë bashkë”, tha ministrja.

Ajo shtoi se derisa të mbarojë mandati kështu do të vazhdojnë të jetojnë dhe nuk është vendosur se ku do të jetojnë në Tiranë apo Prishtinë. Molliqaj ka qene i martuar me pare e ka dhe nje vajze me ish bashkeshorten.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article