KreuStil Jetese

Një tjetër rikthim i bujshëm! Ish-fituesja e çmimit të parë konkurron te “Kënga Magjike” këtë vit

Një tjetër rikthim konfirmohet në këtë edicion të festivalit “Kënga Magjike 2019”. Siç shkruan anabel.al, Besa Kokëshima do të rikthehet në konkurrim pas 6 vitesh mungesë, që nga viti 2013.

Burime për Anabel bëjnë me dije se kësaj here, Besa vjen si kantautore, pasi kënga me të cilën do të marrë pjesë, është realizuar nga vetë ajo.

Kjo do të jetë hera e 5-të që Besa merr pjesë në “Kënga Magjike” e madje në pjesmarrjen e fundit në 2013-ën ajo mundi të triumfojë duke fituar çmimin e parë me këngën “Tatuazh në zemër”.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF