“Me çfarë parash e ke hapur kompaninë?”: c`përgjigje i dha Rezarta Shkurta ndjekësit!

Rezarta Shkurta e ka lënë këngën prej disa vitesh dhe të gjithë vëmendjen e ka përqëndruar tek biznesi i saj. Rezultatet e punës po shihen tashmë; javën e kaluar e zgjeroi biznesin edhe në Prishtinë.

Ajo nuk e fsheh krenarinë për këto realizime, dhe këtë e tregon edhe përmes rrjeteve sociale. Por duket jo të gjithë mendojnë se ky sukses, është vërtet pasojë e një pune me “djersën e ballit“. “Me çfarë lekësh e ke hap kompaninë?”- e pyet një ndjekës në Instagram. Rezarta nuk ia përton përgjigjen: “Një gjë është e sigurtë, jo me lekët e tua. Për të gjithë ata që kanë pyetje tendencioze si e juaja, është e vetmja punë që s’kushton shumë ta hapësh, por ta mbash, dhe për t’u mbajtur, do talent që ta jep vetëm Zoti”, thotë ajo.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article