Të destinuar për njëri-tjetrin; Miley dhe Liam nuk ndahen dot!

Miley Curys dhe Liam Hemsworth nuk po gjejnë rehat larg njëri-tjetrit. 8 muaj pas ndarjes së çiftit që ka pasur një marrëdhënie 10-vjeçare me ndarje e ribashkime, secili prej artistëve momentalisht gjendet në krah të dikujt tjetër por kjo vështirë se do të zgjasë shumë.

Miley që po shoqërohet me mikun e ngushtë Cody Simpson dhe Liam që ka nisur një hisori me aktoren Maddison Brown mund të kthehen sërish bashkë. Këtë e ka pohuar Amazon Ashley, mikesha e ngushtë e artistes e cila u ka dhënë shpresa gjithë fansave të dyshes se ekziston ende shpresa e ribashkimit të tyre duke rrëfyer se ata janë të destinuar për të qenë bashkë.

“Ky është vetëm një kapitull i ri. Nuk do surprizohesha nëse ata do ktheheshin sërish bashkë. E ndjej në zemër se ata janë të destinuar për njëri-tjetrin. Ata vazhdimisht gjejnë rrugën drejt lidhjes së tyre. Mendoj se Miley ka qenë më e lumtur se kurrë me Liam-in. Mungesa e bën zemrën të rritet edhe më shumë, ndaj ndarja është e nevojshme që të duash përsëri atë që kishe.”- ka thënë ajo gjatë një interviste.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article