KreuStil Jetese

Kylie Jenner vesh të bijën si vetja për Halloween dhe interneti u çmend!

Kylie Jenner tërboi gjithë internetin kur e veshi të bijën si vetja për këtë Halloëwen.

22-vjeçarja publikoi foto e video të vajzës së saj të vogël Stormi-t me një fustan të gjatë lejla me pupla dhe paruke të së njëjtës ngjyrë duke rikrijuar kështu look-un e të ëmës në ceremoninë e Met Gala-së mbajtur në pranverën e këtij viti.

“Vogëlushja ime…nuk e përballoj dot këtë”, shkruan Kylie nën videon që shfaq të bijën 1-vjeçare duke i buzëqeshur kamerës së të emës që e filmonte.

Menjëherë pas publikimit të videos, interneti “u çmend” dhe videoja e fotot janë bërë virale duke rrëmbyer miliona pëlqime e komente.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF