KreuCelebrity

A do të rikthehet në “Big Brother” Arbana Osmani?

 

Në nisje të sezonit të ri televiziv, Top Channel na njohu me programet nëpërmjet një promoje nga ku mësuam se në këtë ekran do të rikthehet reality show Big Brother.

Ndonëse asnjë detaj nuk është dhënë më tej rreth këtij programi, kureshtja për të mësuar se cili/a do të jetë moderator/ja është e madhe. Në një intervistë të dhënë për “revistawho.com” moderatorja Arbana Osmani është pyetur nëse do të pranonte të rikthehej si prezantuese e Big Brother.

Ndonëse Osmani e ka moderuar për 8 edicione, duket se kësaj here Arbana ka dyshimet e saj nëse produkti do të jetë po aq me standarte sa edicionet e kaluara.

“Të them të drejtën nuk e di nëse do ta drejtoj unë sërish. Unë kam dilemat e mia për rikthimin e formatit dhe realizimin e tij me standadet e dikurshme. Ka shumë faktorë që më bindin të drejtoj një program të caktuar. Me ‘Big Brother’ këta fatorë nuk i kam vlerësuar akoma.”; është shprehur moderatorja e “Dua të të bëj të lumtur”

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF