KreuCelebrity

Enrique Iglesias valëvit flamurin shqiptar në mes të skenës në Greqi!

 

Këngëtari Enrique Iglesias ka mbajtur një koncert më 27 tetor  në qytetin e Selanikut në Greqi, teksa mijëra fansa nga e gjithë bota ishin mbledhur për të ndjekur nga afër idhullin e tyre.

Një prej admiruesve ka hedhur ne skenën ku Iglesias po performonte, flamurin shqiptar, të cilin këngëtari i famshëm e ka marrë dhe e ka mbajtur në dorë për disa minuta, duke e valëvitur herë pas here.

Gazetarja Fjodora Fjora ka qenë e pranishme në sallën e koncertit e cila nuk ka ngurruar të ndajë me ndjekësit në Instagram, veprimin e këndshëm që Iglesias bëri me flamurin shqiptar.

Ky gjest i 44 vjeçarit ka ngritur peshë zemrat e shqiptarëve të pranishëm, e po ashtu ata që e kanë parë nëpër rrjete sociale janë shprehur tejet të ekzaltuar.

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF