KreuCelebrity

Jo vetëm Pilates, Adele tregon edhe dietën që e dobësoi kaq shumë!!!

Adele po i nxjerr “si me grep“ sekretet e dobësimit të saj. Këngëtarja  e famshme ka humbur mjaft peshë, dhe u tha se ajo është kthyer në një adhuruese të Pilates-it, i cili  e ka ndihmuar shumë të heqë ca nga kilogramet e tepërta.

Por nuk qenka vetëm kaq: pamja mbresëlënëse e saj në festën e datëlindjes së 33-të të reperit Drake e cila u mbajt në studiot e Goya në Hollywood, duket I detyrohet dhe një diete të cilën e ka ndarë edhe me ndjekësit e vet. Dailymail shkruan se Adele ka mbajtur një dietë që quhet Dieta e Sirtfood dhe përfshin ushqime gruri me pak kalori, proteina, fruta dhe lëngje jeshile. Ndjekësit e dietës lejohen të marrin vetëm 1 mijë kalori në ditët e para të saj, ndërsa në ditët e fundit lejojnë që ndjekësit të marrin deri në 1 mijë e 500 kalori. Përveç kufizimit në ushqim, Adele bën edhe 60-minuta ushtrime që përfshijnë kardio, trajnime dhe Pilates.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF