Këndoi shqip: Konkurentja mahnit jurinë e “The Voice” në Greqi me këngën shqiptare!

 

Në garën e zërit më të bukur në Greqi, njëra prej konkurenteve ka zgjedhur një këngë shqiptare, për të marrë pjesë në “The Voice”.

Angelina Statyeva  me origjinë nga Ukraina preferoi të këndojë një këngë popullore shqiptare para jurisë së “The Voice” në Greqi.

Ajo kishte zgjedhur të përfaqësohej në “Blind Auditions” me këngën shqiptare “Lule Lule”.

Ndonëse vihej re vështirësi në shqiptimin e saktë të fjalëve shqip, konkurentja arriti të kthejë të katër pjesëtarët e  jurisë, të cilët shtypën butonat jeshilë dhe e përgëzuan Angelinan për performancën.

Ndërsa Angelina ka fituar të drejtën për të kaluar në stadin tjetër të garës, neve na vjen shumë mirë që ishte pikërisht një këngë shqiptare ajo me të cilën konkurentja shkëlqeu në këtë garë

Previous ArticleNext Article