KreuCelebrity

Nga janari, këtë moderator të njohur nuk do ta shohim më në Top Channel!!

Një tjetër e papritur mbërrin nga Top Channel: Florian Agalliu, I cili ka qenë prej disa kohësh tashmë fytyra e “ Në shtëpinë tonë“, ka vendosur sipas revistës Who të ndërpresë kontratën.Agalliu e ka drejtuar këtë emision për dy sezone, njërin në krah të Anjeza Majës e tjetrin në atë të Stela Kotrit, ndërsa së fundi po e moderonte së bashku me Nevina Shtyllën, duke krijuar një dyshe mjaft të këndshme e të pëlqyer nga publiku.

Por ka edhe më: duket se edhe bashkëshortja e Florit, Renisa Shabani ka vendosur gjithashtu të tërhiqet nga emisioni I mesditës, autore e të cilit ka qenë prej një kohe të gjatë tashmë.

Arsyet e këtyre lëvizjeve nuk dihen ende, dhe padyshim do të zbardhen me kalimin e ditëve. Gjithë cfarë  dihet për momentin është se moderatori është aktualisht pjesë e spektaklit “Dance With Me” ku ka për partnere kërcimi Era Rusin, ndërsa si aktor që është, është i angazhuar edhe me shfaqje në “Teatrin Kombëtar”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF