KreuStil Jetese

Ricky Martin dhe bashkëshorti Jwan Yosef bëhen prindër për herë të katërt!

 

Ricky Martin po ‘livin la vida loca’ (jeton jetën) tashmë si baba i katër fëmijëve. Këngëtari latin dhe partneri i tij Jwan Yosef kanë mirëpritur këtë të martë në jetën e tyre pjesëtarin më të ri të familjes, të cilin e kanë quajtur Renn Martin-Yosef.

Këngëtari Portorikan ndau lajmin e ëmbël me ndjekësit e tij në Instagram ku postoi një foto të vogëlushit të porsalindur.

“Djali ynë Renn Martin- Yosef ka lindur”; shkroi Martin përbri fotos.

Djali erdhi në jetë nëpërmjet një nëne surrogate, njëjtë siç edhe kanë ardhur në jetë tre fëmijët e tjerë të çiftit, binjakët 11 vjeçarë Valentino dhe Matteo si dhe vajza 9 muajshe Lucia.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF