Rudina Xhunga rikthehet në televizion; Ja emisioni dhe ekrani ku do të shfaqet

Rudina Xhunga do të rikthehet sërish në televizion. Pas zëvendësimit të emisionit të saj “Dritare me Rudinën” nga “Real Story” i Sokol Ballës, gazetarja ka vendosur të rifillojë një sezon të ri

Ajo do të jetë sërish në News 24 por me një format dhe orar të ri transmetimi. Sipas një interviste të dhënë për këtë ekran, Xhunga tha se do të rikthehet me një mision “t’ju kthejë shpresën shqiptarëve”.

Ajo tha se nuk do të jetë më emisioni i aktualitetit që bërtet, por do të jetë i aktualitetit që të bën të shpresosh. Rudina rrëfen edhe emrin e emisionit të ri që sigurisht ka shqiptarët në fokus.

“Unë këtu kam qenë gjithmonë nuk kam ikur asnjëherë. Kësaj radhe në një mënyrë tjetër. Vjen në një formë tjetër. Nuk do jetë emisioni i aktualitetit që bërtet. Por do jetë të dielën emisioni i aktualiteti që të bën të shpresosh. Ajo që ndiej unë me njerëzit është që ky vend nuk bëhet, unë hyj te njerëzit që besoj te ky vend dhe te njerëzit e këtij vendi. Ky është një cikël emisionesh dhe do të quhet ‘Shqiptarët e mrekullueshëm’. E gjeta këtu shikuesin, dua t’i thërras të jenë me mua ditën e diel për histori shqiptarësh që njohin apo dhe nuk i njohin”, u shpreh gazetarja.

Previous ArticleNext Article