U njohën në sheshxhirim; këngëtari shqiptar konfirmon lidhjen me aktoren turke!

 

Ndonëse në Shqipëri njihet si këngëtar, në shtetin turk ku ai së bashku me familjen jeton prej vitesh, Bertan Asllani njihet si aktor.

Projekti më i fundit kinematografik i Bertanit është seriali turk “Pis Yedili” ku artisti shqiptar kishte rolin e protagonistit bashkë me aktoren turke Hazal Senel, me të cilën prej kohësh është aluduar se ka lindur një histori dashurie.

Këngëtari shqiptar përpos aludimeve ka preferuar të mos flaës rreth këtyre thashethemeve, të pakten deri pak orë më parë kur më në fund e konfirmoi lidhjen edhe në rrjete sociale gjë që nuk e ka bërë më parë.

Ai postoi një fotografi bashkë me aktoren të cilën më pas ajo e ripostoi dhe i vendosi një emoji në formë zemre.

Previous ArticleNext Article