Ajola replikon ashpër me komentuesin: “ S`mund ta shash bashkëshortin tim“!!

Ajola Xoxa është mbështetëse e madhe e të shoqit, Erion Veliaj, dhe nuk pranon komente negative për të; të paktën në profilin e saj në Instagram, jo njëherë!!

Duket ka pasur komente jo të këndshme, të cilat Ajolës nuk I kanë pëlqyer, ndaj dhe I ka hequr. Kjo u pa nga shkëmbimi I komenteve që pati me një ndjekës. “ Pse I fshin komentet negative“, e pyet ai. Dhe bashkëshortja e kreut të bashkisë së Tiranës I përgjigjet: “Sepse nuk mund të shash bashkëshortin tim në faqen time”.

Komenti ishte bërë në njërën prej fotove të fundit të postuara nga Ajola, që shfaqet në krah të bashkëshortit në Pallatin e Brigadave, e veshur mjaft elegante me një jumpsuit të zi.

Previous ArticleNext Article