KreuStil Jetese

Festivali i RTSH: Irma Libohova zbulon emrin e rivales së saj

Këngëtarja e njohur Irma Libohova ka qenë e ftuara speciale gjatë mbrëmjes së sotme në spektaklin e muzikës ‘Këndo këngën time’.

E pyetur nga moderatori Ardit Roshi lidhur me rivalitetin që këngëtarja ka patur me ndonjë këngëtare tjetër gjatë viteve dhe karrierës në skenë, Libohova ka pohuar se në fakt ata që e rivalitetin mes këngëtarëve ishin dëgjuesit.

Sipas saj gjatë viteve 80’ në Festivalin e Këngës njerëzit i kishin [ërcaktuar asaj si konkurrentë artisten e mirënjohur Parashqevi Simaku.

‘Pa rivalitet nuk ecën bota përpara, konkurrenca ka qenë edhe atëherë jo në këto nivele kaq të ashpra, kaq të egra, kaq të dukshme. Nëse këngëtarët kanë bërë hite ky është rivaliteti dhe sfida më e madhe dhe mendoj që duhet të kenë pasur pretendim për veten.

Nuk e përcaktonim ne rivalitetin, por ishin njerëzit. Mua shpesh herë më kanë ardhur fjalë që në familjen tonë përshembull një pjesë ishte me Parashqevi Simakun, një pjesë ishte me mua edhe gjithmonë ziheshin në finalet e festivalit se o do ta marri çmimin Irma, ose do ta marri çmimin Parashqevia. Gjithmonë është mirë të kesh rivalitet sepse ka qenë konkurrencë e shëndetshme’, ka thënë këngëtarja.

Festivali i RTSH-së ka pasur një rëndësi të madhe për të gjithë artistët por edhe për vetë Irma Libohovën. ‘Festivali i madh kishte rëndësi për të gjithë gjërat e tjera. Për çdo aktivitet që vinte më pas festivali ka qenë ai që të jepte shtysë, të jepte drejtim mendoj unë. Pjesëmarrja në festival ishte kulmi ishte maja’, përfundoi Irma Libohova.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF