U bë nënë 2 muaj më parë, Noçja e Big Brother publikon foton e parë të vajzës

Najada Konomi, e njohur nga publiku si Noçja e ‘Big Brother 1’ ka vendosur që tashmë jetën e saj private ta mbajë larg vëmendjes së mediave.

Vetëm pak orë më parë u zbulua se ajo ishte bërë nënë rreth 2 muaj më parë, ndonëse nuk kishte zgjehdur të postonte asgjë mbi këtë ngjarje kaq të rëndësishme të jetës së saj.

Por Najada ‘u dorëzua’ dhe më në fund zbuloi disa detaje më shumë rreth vogëlushes që e bëri të përjetoi ndjenjën e mëmësisë për herë të parë.

Me anë të një fotoje në “Facebook” duke na treguar këmbët e të voglës së saj, ish-banorja e Big Brother tregon se vogëlushja ka lindur me 24 gusht si dhe zbulon emrin që ka vendosur për të: Aria.

Previous ArticleNext Article