KreuCelebrity

Kur është e shkruar: këngëtarja shqiptare e kishte refuzuar në fillim partnerin, por pas disa kohësh  u takuan përsëri e sot janë bashkë!

Leonora Poloska I është rikthyer muzikës pas një mungese të gjatë, duke I gëzuar shumë fansat e saj. Por tek “ Rudina“, këngëtarja dhe bashkëshorti, Andin Randobrava, kishin një tjetër histori për të rrëfyer.

Andini tha se e njihte Leonorën dhe familjen e saj, e dinte bija e kujt ishte, por donte të mësonte cila ishte ajo në të vërtetë: E dija kush ishte, e njihja edhe babain e saj, por doja të dija se cila ishte Leonora tjetër. E kisha marrë në telefon për një koncert bamirësie, por më refuzoi sepse kishte angazhime të tjera”, tha ai duke treguar e kishte mbajtur mend gjatë atë refuzim.

Pas disa kohësh, kur ishin afruar disi me njëri tjetrin, kishte ndjerë sërish pasiguri tek ajo dhe kishte dalë drejt e në temë. “E nuhata që në avion që Nora kishte pasiguri, siç e kanë vajzat, dhe nuk e zgjata shumë. “Ne të dy duhemi shumë” i thashë, por ajo po më shikonte me habi… Atë mbrëmje, madje edhe e putha. Përfitova nga rasti…”, – vazhdoi ai. Sot të dy janë mjaft të lumtur me njëri tjetrin, e kanë dhe nja vajzë, Andora.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF