I xhirojnë fshehurazi në Itali, video zbulon fobinë e Xhensila Myrtezajt

Xhensila Myrtezaj mund të mos ndaj me ndjekësit dhe fansat frikërat e saj, por këtë ama e bën bashkëshorti Bes Kallaku.

Aktori i humorit, pasi muaj më parë na tregoi se si ylli i “Sekreti” ka frikë nga gjilpërat, me anë të një videoje na shfaq një tjetër fobi të këngëtares.

Falë një videoje të rastësishme që dikur i ka bërë në rrugë në Itali, Besi ka treguar se si Xhensila sapo dëgjon të lehurën e një qeni ndërron direkt krah.

“…Kjo tregon se Xhensilën e lë zemra sapo dëgjon të lehurën e një qeni”, shkruan Besi nën video.

Previous ArticleNext Article