Angelina Jolie: “ Brad po më pengon që të jetoj jashtë kufijve“!

Angelina Jolie rrëfeu se nuk jeton dot jashtë shtetit, siç do të dëshironte, për shkak të ish-bashkëshortit dhe babait të fëmijëve të saj, Brad Pitt. Aktorja – e cila është në kopertinën e Harper’s Bazaar në SHBA në edicionin e dhjetorit -zbuloi se është e kufizuar nga lëvizjet derisa fëmija I tyre më I vogël të mbushë 18 vjeç.

“Unë do të doja të jetoja jashtë kufijve dhe do ta bëj sapo fëmijët e mia të jënë 18 vjeç,” i tha ajo revistës së famshme. “Tani për tani jam e detyruar të qëndroj aty ku babai i tyre zgjedh të jetojë”, shtoi aktorja.

Jolie dhe Pitt u ndanë në vitin 2016 pas dy vitesh martesë dhe gati 10 vitesh si çift. Ata kanë gjashtë fëmijë së bashku, më i madhi i të cilëve, Maddox, aktualisht po studion në një universitet në Korenë e Jugut. Pjesa tjetër e familjes banon në Shtetet e Bashkuara.

Previous ArticleNext Article