Jennifer Aniston ka një arsye përse hapi llogari në Instagram, dhe nuk është aq e thjeshtë sa duket!

Jennifer Aniston thotë se iu bashkua Instagramit që të kishte më shumë kontroll mbi imazhin e saj publik, si dhe për të promovuar serialin e saj të ri The Morning Show. Bashkimi I aktores me platformën e mediave sociale bëri që faqja e kësaj të fundit të rrëzohej muajin e kaluar.

Ajo bëri debutimin e saj në Instagram duke ndarë një fotografi me kolegët e serialit të famshëm Friends së bashku me titullin, “Dhe tani jemi MIQ edhe në Instagram. C`kemi INSTAGRAM”!

 

View this post on Instagram

 

And now we’re Instagram FRIENDS too. HI INSTAGRAM 👋🏻

A post shared by Jennifer Aniston (@jenniferaniston) on

Në një intervistë për Guardian, Aniston tha se kishte filluar ta shihte Instagramin si një mënyrë për t’i treguar botës se çfarë dëshiron vërtet, në vend të historive që I jepen nga shtypi rozë. “Mendova, pse do ta bëja këtë? Njerëzit janë tashmë gjatë gjithë kohës në sirtarët e mi të të brendshmeve. Ndryshimi është që unë tani mund te vendos vetë se cilën palë t`i tregoj“!!!

Previous ArticleNext Article