KreuCelebrity

Mc Kresha drejt martesës? Ja vajza që i rrëmbeu zemrën!

Duket ka të reja nga jeta private e reperit të njohur: Mc Kresha është përfolur prej kohësh për lidhjen e tij të re, por ajo mbeti e rrethuar me një lloj misteri, sepse kështu donte dhe ai vetë. Megjithatë, ‘Prive.al’ thotë se ka zbuluar një detaj mjaft të rëndësishëm mbi këngëtarin. Përvecse se gjeti se e dashura e tij quhet Erzina e i publikoi dhe një foto bashkë, duket ka informacione nga burime të sigurta se cifti shumë shpejt do ta kurorëzojë lidhjen në martesë.

“Prive` shkon edhe më tej, e flet edhe për vulosjen e datës së dasmës, që duket se do të jetë tejet private, dhe vetëm me praninë e rrethit të ngushtë familjar e shoqëror. Erzina qenka me banim në  Kanada, e  një vit më parë është kthyer në Kosovë ku është punësuar si menaxherja kryesore e brandit ‘Zara’ pas një përvoje të suksesshme menaxheriale përtej oqeanit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF