KreuCelebrity

Flori Mumajesi rikthehet në Kënga Magjike në bashkëpunim me këngëtaren e njohur!

 

Suksesi i tij i fundit ishtë kënga “Plas” me të cilën u shpall fituesi i edicionit të vjetshëm të “Kënga Magjike”.

Ndonëse gjatë gjithë këtij viti, Flori Mumajesi ka preferuar të mbajë një profil të ulët publik, duke mos postuar shumë në rrjete sociale, e as një këngë te kënduar nga ai ende nuk e patëm gjatë këtyre 12 muajve, me siguri puna në studio për të krijuar për vete apo për  të tjerë artistë ka qenë intensive.

Së fundmi kantautori i njohur po punon me këngëtaren Eneda Tarifa me të cilën duket se do të ketë një bashkëpunim për të marrë pjesë në “Kënga Magjike 2019”.

Ka qenë këngëtarja Tarifa ajo që ka zbuluar këtë bashkëpunim, nëpërmjet një postimi në instagram, në të cilin dukej Flori duke fshirë diçka në dysheme:

 

 

?????? @iamflorimumajesi ♥️ Kështuqë po ju pyes juve njëhere, si thoni a ta konfirmoj pjesmarrjen time këtë të Dielë në Kënga Magjike ? A ju ka marre malli të dëgjoni një këngë nga ato të bukurat e mia ? Pres komentet tuaja… ?

A post shared by Eneda Tarifa (@enedatarifa) on

“Kështu që, po ju pyes juve njëherë, si thoni a ta konfirmoj pjesëmarrjen time këtë të dielë në “Kënga Magjike”? A ju ka marrë malli të dëgjoni një këngë nga ato të bukurat e mia? Pres komentet tuaja…”, ka shkruar Enena nën postim, duke ndezur kureshtjen e komentuesve nëse dyshja do të këndojnë bashkë apo Flori do të jetë vetëm autori i këngës së Enedës…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF