KreuCelebrity

Kunatat Dua Lipa dhe Bella Hadid bëjnë XING me veshjen!

 

Prej muajsh këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa është bërë pjesë e familjes së modeleve të famshme Bella dhe Gigi Hadid.

Dua po jeton një histori të bukur dashurie me Anwar Hadid, vëllain e dyshes së njohur të pasarelave. Duket se Dua dhe Bella nuk kanë të përbashkët vetëm Anwar, por edhe shijen në veshje.

Dua Lipa përformoi në skenën e MTV EMAs 2019 në Seville, Spanjë të dielën ku performoi këngën nga albumi i saj i ri, “Don’t Start Now”.

Artistja shqiptare u shfaq në skenë tejet seksi, e veshur me një ‘body’ të zi me mëngë të gjata, kombinuar me një palë geta të cilat janë theksonin edhe më siluetën sensuale.

Veshja mban firmën e markës Mugler dhe nëse keni qenë të vëmendshëm, modelja Bella Hadid ka mbajtur pikërisht këtë krijim nga stilisti i njohur në prezantimin e koleksionit Pranverë/ Verë 2020 pak javë më parë.

Dua s’vonoi ta rikrikojë ‘look-un’ e kunatës së saj dhe le ta pranojmë se ndonëse ajo nuk është modele, duket njësoj seksi sa Bella Hadid me këtë veshje.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF