Arbana na tregoi kopertinën e librit të saj të ri të gatimeve dhe duket kaq e këndshme!
Titullohet “Receta për 5 minuta“ dhe vetëm brenda pak ditësh, fansat e saj do ta gjejnë të hedhur në treg librin e dytë të gatimeve nga Arbana Osmani. Sic duhet tashmë, moderatorja e ka pasion gatimin, një pasion të cilin është e gatshme ta ndajë edhe me të tjerët.
Për këtë arsye nuk u ndal vetëm tek libri I parë me receta, por përgatiti edhe të dytin, I cili që nga emri të zgjon kureshtje ( kush nuk I do recetat e thjeshta për tu përgatitur). Arbana tregoi përmes profilit të saj në Instagram se libri do të jetë pjesë e panairit në datën 13 nëntor. Ndërkohë, ajo tregoi gjithashtu edhe kopertinën, ku shfaqet e qeshur, me një këmishë të kuqe dhe perime të freskëta në duar!