KreuCelebrity

Arbana paska një konkurent në fortë në kuzhinë dhe ai është Eduarti!

 

E dimë të gjithë pasionin dhe talentin e Arbana Osmanit për gatimin, ama nuk e dinim që moderatorja paska një ‘nxënës’ ekselent dhe ai është pikërisht partneri i saj Eduarti.

Nëse deri tani e keni zilepsur regjisorin se ka fatin të shijojë gatimet e larmishme të Arbanës, duket se Edi ka vendosur të mos ketë vetëm rolin e ‘degustuesit’ por si një nxënës shembullor të marrë leksione gatimi nga partnerja e tij.

Regjisori ka zgjedhur një gatim aspak të lehtë si eskperiencëne  tij të parë në gatim, dhe është sushi. Rezultatin Eduarti e ndau në Instagram, dhe sikur të na lexonte mendjet edhe ai vetë e pranon se është e vështirë për t’u besuar se sushit në foto janë të bëra prej tij.

“E di që nuk e beson njeri, por këto sushit i kam gatuar unë”; ka shkruar partneri i Arbanës krah një foto ku duken sushit të cilat për hir të së vërtetës ngjajnë sikur janë gatuar nga një dorë profesionisti.

Nëse me të vërtetë këto sushi mbajnë ‘firmën’ e Eduartit atëherë po që Arbana paska një konkurent të fortë në kuzhinë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF