KreuCelebrity

‘Baby shower’ surprizë nga mikeshat e ngushta; Brunilda Lahe përlotet në emision

 

Kjo e mërkurë në “Soirée” me Jonida Shehun në Top Channel ishte një festë për vajzën e Brunilda Lahe që do të vijë së shpejti në jetë.

Mikeshat e saj të zemrës në bashkëpunim me stafin e “Soirée” dhe Jona Spahiun i organizuan një baby-shower surprizë moderatores së njohur.

Brunilda ka mbetur tejet e surprizuar dhe nuk e priste që festën e baby shower ta bënte në një emision.

Momenti më emocionues për Brunildën ka qenë kur në studio ka ardhur edhe shoqja e saj e ngushtë nga Vlora, Nertila Fisheku. Sapo ajo e ka parë që u fut në studio, Brunilda nuk i ka ndalur dot lotët.

Në këtë festë ishte edhe gjinekologia e Brunilda Lahes, Jola Lulo e cila së bashku me Jonida Shehun i kanë bërë një quiz nëse ajo është gati të bëhet nënë dhe nëse di t’i ndërrojë pelenat e bebit. Një test i kaluar me sukses për Brunilda Lahen.

 

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF