KreuFashion

H&M sapo lancoi bashkëpunimin me markën luksoze dhe ne nuk mund të jemi më të lumtur se kaq!

 

H&M është një ndër markat më popullore në botë, e njohur për çmimin e përballueshëm nga të gjitha shtresat dhe materialet e mira.

Prej disa kohësh, pothuajse çdo vit H&M sjell një bashkëpunim me brande luksoze si Versacce, Balmain, Isabel Marant, Erdem, ndërsa bashkëpunimi më i fundit i cili u lançua zyrtarisht sot (7 nëntor), është me brandin luksoz Italian Giambattista Valli, veshjet e të cilit kushtojnë mijëra euro.

I njohur për fustanet prej tyli stilisti Italian do të sjellë një frymë më romantike e feminile, duke e thyer paksa komfortin që H&M ka në veshjet e saj.

“H&M erdhi tek mua dhe të them të drejtën ishte gjëja e fundit që prisja, pasi ne jemi dy realitete krejt të kundërta. Ishte mundësia oër të bërë diçka ndryshe, të papritshme, të sjellësh ndjesinë ‘haute couture’ në një treg më masiv. E pashë si një sfidë. Sigurisht që teknikat dhe përpunimi i veshjeve janë thjeshtësuar në masë për të arritur çmimin e H&M. Ideja ime për këtë bashkëpunim ishte që kur ta veshësh atë fustan të ndihesh njësoj mirë, vetëm se në të ka përbërës të tjerë. Një picë shumë e mirë nuk është më e keqe se një haviar shumë i mirë”; është shprehur Valli për këtë bashkëpunim.

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF