KreuCelebrity

Klaudia Pepa, në një projekt të ri televiziv!!

Balerina shqiptare që ka korrur mjaft sukses në fqinjin tonë përtej Adriatikut, duket se vazhdon të ecë e sigurtë në atë rrugë. Përmes rrjeteve sociale Klaudia Pepa tregoi se ka qenë mjaft e angazhuar së fundi, dhe se shumë shpejt, do të jetë pjesë e një programi të ri televiziv. Ajo ka postuar një foto ku shihet me një veshje plot shkëlqim në ngjyrë floriri, ndërsa në sfond  është imazhi I një zjarri të digjet.

 

 

Novembre è un mese di fuoco per me,presto vi svelerò in quale programma televisivo mi vedrete prossimamente ? ? PH @eugenioqose Stylist @ozgeefek Staff @agathaimbrogiano

A post shared by Klaudia Pepa (@klaudiapepa) on

“Muaji nëntor është muaji i zjarrit për mua, së shpejti do ju tregoj se në cilin program televiziv do më shihni”, ka shkruar balerina, duke zgjuar kërshërinë se për cfarë bëhet fjalë, ndërsa ndjekësit dhe miqtë I shkruajnë se do të jetë e mrekullueshme ta shohin sërish në TV!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF