Nënë për herë të parë; Aktorja e njohur e serialit të famshëm publikon imazhin e së bijës!

 

Dy javë më parë ajo përjetoi ndjesinë e ëmbël të të bërit mami, teksa së bashku me partnerin mirëpritën në jetën e tyre fëmijën e tyre të parë. Shay Mitchell dhe Matte Babel u bënë prindër më 21 tetor, kur Atlas erdhi në jetë.

Ndonëse kanë kaluar vetëm dy javë nga takimi me Atlas, dyshja ka publikuar për herë të parë foto të vogëlushes.

Aktorja e serilait të njohur të Netflix “Pretty Little Liars” ka dhënë një intervistë për “Vogue” ku ka rrëfyer përjetimet e të bërit nënë për herë të parë, si dhe arsyen se pse çifti vendosi ta quajtë vajzën Atlas.

“Një mikja jone e ngushtë po na listonte emrat që ajo kishte patur para se të sillte në jetë vajzën e saj një vit e gjysme më parë. Kur ajo tha Atlas, unë pashë Matte dhe ai menjëherë më pa mua. Është emri perfekt. Që nga ajo ditë ne e dinim që vajza jonë do të quhej Atlas”; tregoi 32 vjeçarja për Vogue.

Previous ArticleNext Article