KreuCelebrity

Kejvina Kthella 10 orë në polici për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja!!!

Hetimet për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, mikut të tij Aleksandër Laho dhe shoferit 24 vjecar Andi Maloku, I cili mbeti I plagosur rëndë e fatkeqësisht ndërroi jetë pasditen e sotme, kanë përfshirë edhe një prej personazheve në zë të showbizit shqiptar, Kejvina Kthellën.

Policia ka kërkuar të dijë nga modelja dicka më shumë në lidhje me raportet e saj me personin e arrestuar për ngjarjen, Redjan Rrajën.

Modelja dhe ish-velina e “Xing me Ermalin” përfundoi në prokurori  dhe iu sekuestrua telefoni pasi në tabulatet e marra nga celulari i Rrajës, Kthella ishte një ndër personat me të cilën 34-vjeçari me pseudonimin “Dara” komunikonte më shpesh. Gjithashtu burime nga grupi hetimor e Policia e Shtetit i thanë Dosja.al se  24-vjeçares i është sekuestruar telefoni dhe pritet që nga ‘zbërthimi’ i tij të merren vesh të dhëna të tjera, në lidhje me lëvizjet që mund të ketë kryer Rraja ne ditët para atentatit. Mes Kejvinës dhe Redjanit ka patur komunikime të shpeshta, por nuk bëhet e qartë marrëdhënia që i lidh bashkë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF