KreuStil Jetese

Përplasje stilesh, Meghan Markle dhe Kate Middleton të dyja me blu, kush fiton?

Dy dukeshat, Meghan Markle dhe Kate Middleton morën pjesë në dy evente të ndryshme në Londër për t`i bërë homazh viktimave të zjarrit në Kullën Grenfell dhe heronjve anglezë të Luftës së Dytë Botërore. Të dyja kunatat janë shfaqur me veshje në ngjyrë blu, por secila me stilin e vet. Meghani me kapele dhe një pallto tip pelerinë të mbërthyer në mes, dhe Kate me një fustan të trashë blu të puthitur pas trupit.

“Kaq pranë njëra tjetrës, dhe sërish, kaq të ndryshme“, shkruan shtypi vendas. Një gjë e kishin të përbashkët ndërkohë, përzgjedhjen e aksesorëve, që ishin për të dyja në ngjyrë të zezë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF