KreuCelebrity

Se cila është kënga më e bukur këtë vit tek “ Kënga Magjike“, këtë e tregoi Orgesa Zaimi!

Orgesa Zaimi ishte e ftuar tek “Rreze Dielli”, ku ka folur për këngën e saj të fundit ‘Verën Ku ma le’, me të cilën prezantohet sivjet tek “Kënga Magjike“. E hapur dhe pa komplekse sic është, këngëtarja megjithatë nuk ka ngurruar të tregojë edhe se cila është kënga e saj e preferuar në këtë edicion, dhe nuk lavdëroi atë me të cilën merr pjesë vetë.

Më pëlqen kënga e Anxhelës, më është fiksuar kjo këngë. Kur ajo të fiksohet, do të thotë shumë. Por më pëlqen edhe Erik Lloshi, vjen shumë ndryshe këtë vit. Nga ato që nuk më pëlqejnë janë ato që marrin 5 të kuqe “, ka thënë Orgesa, duke I dhënë pjesës së fundit të pohimit të vet disa tone shakaje.

Këngëtarja shtoi se krahasuar me Festivalin e Fundvitit, Kënga Magjike të sjell më pranë publikut, dhe konfirmon se këtë herë, nuk do të jetë pjesëmarrëse në Festivalin e RTSH.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF